UEFA trondit Manchester Cityn, ia bllokon transferimet

UEFA trondit Manchester Cityn, ia bllokon transferimet

Të njëjtin fat si Barcelona dhe Chelsea do të ketë edhe Manchester City, është e bindur për këtë gazeta angleze "The Sun". 

Me një lajm eskluziv në faqen e parë në numrin e sotëm, The Sun bën me dije se në ditët e ardhshme Manchester City do të dënohet zyrtarisht nga UEFA me pezullimin e merkatos në hyrjegjatë dy sesioneve të ardhshme atë të verës së vitit 2019-të dhe të janarit të vitit 2020. 

Ashtu si Chelsea dhe Barça edhe City ka thyer rregullat e UEFA-s në lidhje me tranferimet e disa lojtarëve minorenë. 

Pezullimi i merkatos në hyrje do të ishte një goditje e rëndë për kampionët e Anglisë të cilët gjithashtu rrezikojnë të marrin një tjetër dënim shembullor atë të skualifikimit nga kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm pasi kanë thyer edhe rregullat e fair play-t financiar.