Nxënësit në botë protestojnë kundër ndryshimeve klimatike

Nxënësit në botë protestojnë kundër ndryshimeve klimatike

Nxënës në gjithë botën braktisën shkollën të premten, për të marrë pjesë në protestat kundër ndryshimeve klimatike.

Nxënësit u bënë thirrje udhëheqësve botërorë që të ndërmarrin hapa më të mëdhenj në këtë drejtim.

Protestat u frymëzuan nga aktivistja 16-vjeçare, Greta Thunberg, e cila proteston çdo javë para Parlamentit të Suedisë.

Së voni, Greta është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe.

Në Berlin, rreth 10,000 protestues, shumica e tyre nxënës, u mblodhën në një shesh në qendër të qytetit, duke mbajtur slogane të tilla si: "Nuk ka planet B".

Në vitin 2015, liderët botërorë kanë rënë dakord në Paris për kufizimin e rritjes globale të temperaturës së Tokës nën 2 gradë Celsius deri në fund të shekullit.

Megjithatë, tash për tash, temperatura ka tendencë të rritjes në 4 gradë dhe ekspertët thonë se një gjë e tillë do të ketë pasoja të mëdha për jetën në planet.