Sulmoi pylltarët me sharrë motorike, kërkohet paraburgim

Sulmoi pylltarët me sharrë motorike, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore e Pejës, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës, caktimin e paraburgimit për të pandehurin S.B, me dyshimin se i njëjti kishte për të kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare”.

Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit S.B.,  për shkak se i njëjti sot rreth orës 6:30, në bjeshkët e komunës se Istogut, pasi ishte zënë në flagrancë nga dy pylltarë duke prerë dru, i njëjti fillon t’i sulmojë dy pylltarët me kaçavidë dhe sharrë motorike, derisa njëri nga pylltarët detyrohet të nxjerr armën zyrtare me qëllim të parandalimit të pasojës nga sulmi i të pandehurit. 

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.