Jessica Alba bën tri tatuazhe për fëmijët e saj

Jessica Alba bën tri tatuazhe për fëmijët e saj

Jessica Alba ka bërë një tatuazh shumë të veçantë!

Aktorja dhe biznismenja e suksesshme ka postuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku ka treguar se ka bërë tri tatuazhe të reja në krahun e saj të majtë.

Të tri dizajnet e tatuazheve janë konstalacione yjeve, që secili prej tyre e ka një kuptim të veçantë për themeluesen e kompanisë “Honest”.

“Honor, Binjakët”, “Haven, Luan” dhe “Hayes, Bricjapi”, ka shkruar Alba në postimin e saj.

Në fakt, këta janë edhe tri emrat e fëmijëve të aktores që kanë moshën 10,7 dhe 1 dhe shenjat e tyre të horoskopit.

Në fotografi bashkë me aktoren shihet edhe artisti i tatuazheve, Dr.Woo, të cilin ajo e ka përgëzuar për punën e tij.

Woo është një artist i tatuazheve, lista e klientëve të të cilit përfshin yjet si Katy Perry, Kelly Osbourne dhe Dakota Johnson.