Holandë, mijëra mësues kanë hyrë në grevë

Holandë, mijëra mësues kanë hyrë në grevë

Mijëra mësues në Holandë kanë hyrë në grevë me kërkesën për përmirësimin e kushteve të punës dhe të pagave.

Mijëra mësues në Holandë kanë hyrë në grevë me kërkesën për përmirësimin e kushteve të punës dhe të pagave.

Në grevën e organizuar në Hagë nga Unioni i Sindikatave të Arsimit të Përgjithshëm (AOB) dhe Konfederata e Sindikatave të Punonjësve të Holandës (FNV), morën pjesë rreth 40 mijë mësues nga rajone të ndryshme të vendit. Për shkak të grevës është ndërprerë për një ditë edhe mësimi në shumë shkolla.

Mësuesit kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe të pagave ndërsa kanë tërhequr vëmendjen se për shkak të stresit të shkaktuar nga intensiteti i punës nuk kanë mundur të tregojnë interesin e mjaftueshëm për nxënësit.

Ndër të tjera mësuesit të cilët kanë kërkuar një buxhet shtesë prej 4 miliardë euro për arsimin, theksuan se nuk është i mjaftueshëm buxheti shtesë të cilin Qeveria e Holandës ka dhënë për shkollat fillore që nga fillimi i vitit të ri arsimor.