Protesta, Ambasada e Italisë njoftim për qytetarët e saj

Protesta, Ambasada e Italisë njoftim për qytetarët e saj

Ambasada e Italisë në Shqipëri, i bën thirrje qytetarëve të saj në Tiranë që të tregohen të kujdesshëm ditën e nesërme gjatë kohës që zhvillohet protesta e opozitës përpara Kryeministrisë.

Në njoftimin për shtyp për qytetarët italianë, Ambasada italiane bën të ditur se “do të zhvillohet një manifestim politik proteste në qendër të Tiranës, veçanërisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përpara ndërtesës së Kryeministrisë duke filluar nga ora 11:00”.

“Rekomandohet mënjanimi i grumbullimeve dhe ndjekja e përditësimeve nëpërmjet organeve të medias dhe në përgjithësi përdorimi i kujdesit maksimal. Sinjalizohet gjithashtu që manifestimi mund të ndikojë në trafikun e rrugëve kryesore të hyrjes në qytet”, thekson Ambasada italiane.