Real Madridi takon Icardin, gati super-oferta

Real Madridi takon Icardin, gati super-oferta

Gjiganti spanjoll, Real Madrid duket se është i vendosur për ta blerë sulmuesin e Interit, Mauro Icardin.

Argjentinasi sipas të gjitha gjasave, në fund të këtij sezoni, do të ndahet me skuadrën “Nerazure” pas problemeve të shumta të ditëve të fundit, madje, lojtari prej disa ditësh nuk është pjesë e skuadrës.

Sipas medieve italiane, krerët e “Los Blancos” kanë takuar Icardin për të shikuar mundësinë e transferimit të tij në ‘Bernabeu’.

Argjentinasi prej kohësh është në “radarin” e madrilenëve, të cilët thuhet se janë duke përgatitur një super-ofertë për argjentinas, i cili konsiderohet një nga sulmuesit më të mirë në planet.