Shkup, dy persona të lënduar pas një zënke në një shkollë të mesme

Shkup, dy persona të lënduar pas një zënke në një shkollë të mesme

Një zënkë fizike ka ndodhur dje në një shkollë të mesme në Shkup gjatë kohës së pushimit të madh, ku dy veta kanë marrë lëndime, me çka u është ofruar ndihma mjekësore.

Në SPB Shkup dje në ora 15:15 është lajmëruar se në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” në një shkollë të mesme gjatë pushimit të madh, F.A, A.M dhe A.I të gjithë nga Kopanica- Shkup bashkë me dy persona fizikisht kanë sulmuar M.I (19) dhe B.M (18) të dy nga Batinca.

Ndaj M.I dhe B.M është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin e qytetit “Shën Naum Ohridski”.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./alsat-m/