Milani pas talentit te Bolognas

Milani pas talentit te Bolognas

Talenti i Bolognas, Gabriele Corbo është synim i AC Milanit, raportojnë mediet italiane.

19-vjeçari, i cili përfaqësohet nga super agjenti Mino Raiola, mund të nis një eksperiencë të re në futbollin italian.

Corbo ka qenë lojtar i rregullt këtë sezon të garave tek të rinjtë e Bolognas, dhe tashmë ai pjesë e Kombëtares së Italisë U-21.

Siç raportohet, “Rossonerët” janë duke u përgatitur që të nisin negociata me agjentin e lojtarit të cilin milanistët synojnë ta sjellin në ‘San Siro’ këtë verë.