Sevilla dëshiron ta blejë Silvan më çmim më të ulët

Sevilla dëshiron ta blejë Silvan më çmim më të ulët

Klubi spanjoll Sevilla është duke kërkuar një marrëveshje me Milanin për blerjen e kartonit të plotë të Andre Silvas, raportojnë mediet italiane.

Sulmuesi portugez po luan tek Sevilla këtë sezon të garave, në formë huazimi nga skuadra “Rossonere”.

Sevilla dëshiron të nënshkruajë kontratë të gjatë me Silvan, por vetëm nëse Milani do të zbres çmimin.

Kartoni i portugezit aktualisht është rreth 43 milionë euro. Silva është duke treguar formë të lartë tek skuadra spanjolle.