VIDEO - Kelmendi: Njohja reciproke para bisedave për kufij

VIDEO - Kelmendi: Njohja reciproke para bisedave për kufij

Njohësi i çështjeve politike Muhamet Kelmendi ka thënë se njohja reciproke duhet t’iu paraprijë bisedimeve për ndryshime kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka folur të premtën në “Imazh” te RTK 1.

“Parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare janë kur mund të bësh ndërrime territoriale. Pa sovranitet nuk mund të ketë bisedime për kufij. Rruga e parë është njohja reciproke, që të krijohet tabani apo baza”, ka thënë ai.

Kelmendi ka thënë se presidenti në veçanti e ka kapur në mënyrë të gabuar çështjen e Marrëveshjes me Serbinë, duke dalë me qëndrime të ndryshme dhe jo duke treguar saktë se çka ka biseduar me Serbinë.