Ahmeti për sulmin në Zelandë: Aktet e tilla duhet të dënohen

Ahmeti për sulmin në Zelandë: Aktet e tilla duhet të dënohen

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka dënuar sulmin terrorist ndaj besimtarë mysliman në Zelandë të Re.

“Dënoj aktin e papranueshëm terrorist në Zelandën e Re ndaj besimtarëve mysliman dhe xhamive të qytetit që la pas vetës aq shumë viktima dhe të plagosur”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se “akte të tilla barbare janë vepra kundër njerëzimit dhe duhet të dënohen nga e gjithë bota e civilizuar. Ngushëllime familjarëve të të gjitha viktimave dhe shpëtim të lënduarve”.

Nga sulmi terrorist në dy xhami mbetën të vrarë 49 persona.