VIDEO - Kiçmari: Tema e korrigjimit të kufirit është e përfunduar

VIDEO - Kiçmari: Tema e korrigjimit të kufirit është e përfunduar

Sabri Kiçmari, ish ambasador i Kosovës në Australi dhe ambasador jorzeident në Zelandën e Re, ka thënë se tema e korrigjimit të kufirit është e përfunduar.

“Mungesa e mbështetjes në unison nga politika e Kosovës, të gjitha partitë politike dhe opinioni publik është kundër një tentimit të tillë, për ta vënë në diskutim territorin, është një sinjal i mjaftueshëm edhe për ndërkombëtarët. Në këto takimet e fundit nuk është folur për territorin. Bindja ime është që kjo temë është e përfunduar”, ka thënë ai.

Kiçmari ka folur edhe për sulmin në Zelandë të Re.

“Jam tepër i shokuar me atë që ka ndodhur në Zelandë të Re. “Qytetarët në Zelandë të Re kanë tolerancë dhe ky akt nuk do të mund të thyejë këtë nivel të lartë kulturor e harmonie atje”, ka thënë ai.