Arifi dënon sulmin në Zelandë të Re

Arifi dënon sulmin në Zelandë të Re

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka dënuar sulmin në Zelandë të Re, ku mbeten të vdekur dhjetëra persona.

Ai ka thënë se ky akt makabër, barbar dhe qyqar është një sulm mbi vlerat civilizuese dhe shoqërinë e lirë demokratike nga verbërimi i plotë ideologjik i bazuar në urrejtje racore dhe fetare.

"I tmerruar nga akti terrorist me 49 viktima në qytetin Christchurch të Zelandës së Re. Në këto ditë të vështira ndajmë dhimbjen dhe shprehim ngushllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave si dhe gjithë komunitetin musliman, ndërkaq shërim sa më të shpejt për të plagosurit. Ky akt makabër, barbar dhe qyqar është një sulm mbi vlerat civilizuese dhe shoqërinë e lirë demokratike nga verbërimi i plotë ideologjik i bazuar në urrejtje racore dhe fetare. Dënojmë fuqishëm aktet e dhunës dhe terrorizmit, andaj paqja të mbizotëroj mbi terrorin dhe dashuria mbi urrejtjen në të gjitha vendet e botës!".