Aksident në fshatin Bujan, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Aksident në fshatin Bujan, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Një person është në gjendje të rëndë meqë është përfshirë në një aksident që ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën Prishtinë-Shtime.

KosovaPress mëson se viktima është dërguar në Emergjencën e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar në Prishtinë.

Aksidenti, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ka ndodhur pranë fshatit Bujan të Lipjanit.

Personi i cili ishte në veturë ka marrë lëndime të rënda dhe gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë e rëndë.

Ende nuk dihet identiteti i personit të lënduar.