Mësoni skuadrën që Messi s’e ka mposhtur kurrë

Mësoni skuadrën që Messi s’e ka mposhtur kurrë

Duket shaka, por në fakt është e vërtetë. Edhe një “hyjni” i futbollit, si është Lionel Messi, që ka shënuar qindra gola dhe ka mposhtur këdo rival që ka pasur përballë, diku ka çaluar.

Ndonëse në karrierën e tij të shkëlqyer, Leo Messi i ka mposhtur minimalisht të paktën një herë të gjithë kundërshtarët që ka pasur përballë, diku ka ngecur.

Bëhet fjalë për skuadrën Gramenet, ekip spanjoll që militon në ligën e dytë, e cila në vitin 2004-2005, mposhti në Kupën e Mbretit superformacionin katalanas me rezultatin 1-0, transmeton BW.

Që prej asaj dite, fati nuk i ka vënë më përballë dy ekipet dhe, në këta 15 vite që Leo luan për Barcelonën, Gramenet, mbetet skuadra e vetme e pamposhtur nga golat e argjentinasit.