Wilder iu jep fund shpresave për një duel me Joshuan?

Wilder iu jep fund shpresave për një duel me Joshuan?

Deontay Wilder është shumë afër që të shuaj shpresat për një duel me Anthony Joshuan.

Amerikanit i është ofruar një ofertë nga ‘DAZN’, e cila do t’i sillte atij fitime marramendëse, dhe ai pritet të mos e lëshojë këtë mundësi.

‘Press Association Sport’ ka mësuar se Wilder pritet ta nënshkruaj kontratën me ‘DAZN’ gjatë kësaj jave, transmeton lajmi.net.

Kompania e madhe televizive i ka ofruar ‘bomberit të bronztë’ rreth 100 milionë dollarë për këtë marrëveshje, që do t’iu jepte atyre të drejtën e transmetimit të dueleve të tij.

Kjo marrëveshje do të nënkuptonte se Wilder nuk do të përballej as me Furyn as me Joshuan gjatë këtij viti.

Kontrata e Fury me ‘ESPN’ dhe transmetimet e dueleve të Wilder nga ‘DAZN’ do të binin në kontradiktë me njëra tjetrën.

Pra, ndarja e treshes së madhe në tri kompani të mëdha televizive do ta vështirësojë shumë një marrëveshje për duel mes tyre.