U eleminua nga Juve, Atletico konfirmon Simeone-n

U eleminua nga Juve, Atletico konfirmon Simeone-n

Diego Simeone është konfirmuar si trajner i Atletico Madrid pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampioneve kundër Juventusit.

Lajmi u njoftua sot nga Miguel Angel Gil, drejtor dhe aksioner kryesor i klubit Madrilen.

“Kam besim të plotë në projektin tonë me Simeone-n,"tha Miguel Angel Gil në faqen zyrtare te klubit, transmeton albeu.

“Kam besim se do të jemi se bashku pwr tre vitet e ardhshme siç kemi deri më tani, dhe unë jam i sigurt se Diego do të qëndrojë te Atletico Madrid", përfundoi ai.