Barcelona ekipi që nuk njeh humbje në Champions League

Barcelona ekipi që nuk njeh humbje në Champions League

Ekipi i Barcelonës është kualifikuar lehtësisht në çerekfinale të UEFA Champions League.

Ekipi spanjoll fitoi me rezultatin 5-1 ndaj  Olympique Lyonnais në Camp Nou. Në tetë ndeshjet e luajtura në Ligën e Kampionëve, "Blaugrana" ka  fituar 5 nga përballjet dhe 3 janë ndalur në barazim. Skuadra e Katalonjës nën drejtimin e trajnerit Ernesto Valverde nuk njeh humbje në Champions League këtë sezon, raporton oranews.tv.

Ndërsa 7 ekipet e tjera që kaluan në çerekfinale të Champions League, kanë këto rezultate:

-Manchester City ka fituar 6 ndeshje, 1 barazim, 1 humbje

-Porto nga 8 ndeshjet e luajtura ka fituar 6, 1 është mbyllur në barazim dhe numëron 1 humbje.

-Ajax, 4 përballje i mbyll me fitore, 3 barazim dhe 1 humbje.

-Tottenham njeh 4 fitore, 2 humbje dhe 2 barazime.

-Juventus ka ftuar 5 nga 8 ndeshjet dhe 3 përballje i ka humbur.

-Liverpool fiton 4 ndeshje, 1 përballje mbyllet në barazim dhe 3 me humbje.

-Manchester United ka fituar 4 ndeshje, 1 e ka mbyllur në barazim dhe 3 përballje të tjetra i ka humbur.

Statistikat këtë sezon favorizojnë gjigantët e Barcelonës të cilët mund ta mbyllin sezoni duke fituar tripletën.