Hadërgjonaj mund ta zgjedhë Kosovën

Hadërgjonaj mund ta zgjedhë Kosovën

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkovic, e ka publikuar listën për dy ndeshjet e radhës ndaj Gjeorgjisë dhe Danimarkës që zhvillohet gjatë muajit mars.

Petkovic as për këto takime, nuk i ka besuar futbollistit kosovar të Huddersfield Town, Florent Hadërgjonaj.

Duke parë këtë veprim të Petkovicit, mund të jetë një sinjal se Florenti mund ta veshë fanellën e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet e qershorit.

24-vjeçari nga Deçani deri më tash është paraqitur për Zvicrën U-21, por që ka të drejt ta zgjedh Përfaqësuesen A të Kosovës.