Mancini grumbullon 29 lojtarë për eliminatoret, jashtë Balotelli e Bel

Mancini grumbullon 29 lojtarë për eliminatoret, jashtë Balotelli e Bel

Roberto Mancini ka publikuar listën e futbollistëve që ka kërkuar të ketë në dispozicion për dy sfidat e para të eliminatoreve të Euro 2020, përballë Finlandës dhe Lichtenshtainit.

Tekniku i “të kaltërve”, ka grumbulluar plot 29 futbollistë, ku bie në sy ftesa për Fabio Quagliarellën, i cili pavarësisht 38 viteve mbi supe, po sfidon Cristiano Ronaldon për rolin e kryegolshënuesit të kampionatit.

Gjithashtu nuk mungojnë në listë Zaniolo, i cili po bën shumë mirë me Romën, por edhe Moise Kean, i cili ka luajtur shumë pak te Juve, por ka bindur në minutat që ka pasur.

Ndërkohë Mancio ka lënë sërish jashtë Belottin dhe Mario Balotellin, të cilët kohët e fundit kanë treguar një gjendje mjaft të mirë sportive, duke shënuar gola në skuadrat respektive.