UEFA i beson Nuzës edhe një ndeshje ndërkombëtare

UEFA i beson Nuzës edhe një ndeshje ndërkombëtare

Gjyqtari kosovar, Genc Nuza do ta drejtojë edhe një ndeshje ndërkombëtare.

Nuza bashkë me asistentët, Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa të FIFA-së, si dhe Alban Shalën si i katërti, do ta gjykojnë sfidën kualifikuese të grupmoshës U-21 ndërmjet Qipros dhe Gjibraltarit.

Kësisoj, UEFA vazhdon t’u besojë gjyqtarëve kosovarë ndeshje të nivelit ndërkombëtar. Sfida do të luhet më 20 mars prej orës 15:30 në Qipro.