Abrashi titullar në barazimin e Freiburgut kundër Monchengladbach

Abrashi titullar në barazimin e Freiburgut kundër Monchengladbach

Borussia Munchengladbach nuk shkoi më shumë se nëj barazim 1-1 në sfidën e luajtur në shtëpi përballë Freiburgut.

Vendasit e panë veten në disavantazh që në minutën e 10’, kur Freiburgu shënoi me anë të Grifo, por baraspesha u rikthye vetëm 6 minuta më vonë, kur shënoi Plea.

Më pas loja u zhvillua e qetë, me dyluftime të shumta në mesin e fushës, por me shumë pak raste për t’u shënuar, çka bëri që rezultati të mbetet i pandryshuar, transmeton SS.

Titullar për Freiburgun ishte edhe mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Amir Abrashi, i cili u ndëshkua edhe me karton të verdhë, ndërsa pas këtij takimi, do të udhëtojë drejt Tiranës, për t’u vënë nën urdhrat e Panuccit.