Çfarë këshillojnë psikologët për gjumë më të mirë

Çfarë këshillojnë psikologët për gjumë më të mirë

Një nga problemet kryesore të gjumit ldihet me mungesën e evoluimit të fiziologjisë së njeriut në raport me shpejtësinë e zhvillimit të teknologjisë të cilën e përdorim. Për këtë arsye, ne nuk duhet të përqendrohemi vetëm te koha e gjumit, por në tërë ciklin 24-orësh. Këshillat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë për të fjetur më mirë.

Harrojeni gjumin e përkryer

Brengosja për gjumin mund ta shkaktojë pagjumësinë. E vërteta është se ne mund t’ia dalim edhe duke bërë gjumë që nuk është i përkryer. Përderisa nuk është ideal dhe nuk kemi probleme afatgjata të fjetjes, është e rëndësishme që ta harrojmë gjumin e përkryer.

Përqendrohuni më tepër në gjërat që i bëni gjatë ditës e jo gjatë natës

Cilësia e gjumit lidhet më tepër me gjërat që i bëjmë gjatë ditës, sesa me gjërat që i bëjmë pasi të perëndojë dielli. Shmangia e përdorimit të kafeinës, nikotinës dhe alkoolit e përmirëson gjumin, por duhet të sigurohemi që ritmi ynë natyror gjatë ditës të zhvillohet ashtu si duhet.

Ekspozohuni më tepër në dritë natyrale

Hulumtuesit e Qendrës Kërkimore të Dritës në Institutin Politeknik “Rensselaer” merren me studimin e ndikimit të dritës te njerëzit dhe shëndeti i tyre. Sipas tyre, ekspozimi i mjaftueshëm në dritë natyrale gjatë ditës i bën njerëzit më pak të ndieshëm ndaj dritës artificiale gjatë natës, shkruan “Daily Mail”.