LeBron sërish s’mjafton për Lakers

LeBron sërish s’mjafton për Lakers

Mbrëmje e pasur me ndeshje në NBA, ku shumë skuadra po bëjnë sforcot e fundit për të siguruar zonën play off. 

Fitore e vuajtur, por shumë e rëndësishme e Los Angeles Clippers në sfidën me Brooklyn Nets me rezultatin 119-116. Edhe pse në periodën e dytë miqtë arritën një avantazh prej 19 pikësh, Clippers, falë lojës së mirë në grup, mundën ta kthenin situatën në favor dhe të fitonin në fund me 3 pikë diferencë. 25 pikë realizoi Lou Williams, nga 20 shtuan Harrell dhe Gallinari, ndërsa për Nets nuk mjaftoi forma e jashtëzakonshme e  D’Angelo Russell, që e mbylli takimin me 32 pikë dhe 10 asist. Humbje shumë e dhimbshme për Los Angeles Lakers 124-123 në parketin e New York Nicks, me fituesin që u vendos në sekondat e fundit. Kur kishte kaluar gjysma e periodës së katërt, Lakers, të udhëhequr nga LeBron James (33 pikë) dhe Kyle Kuzma, kryesonin me +11 pikë, por çuditërisht skuadra vendase 22 sekonda para fundit mori epërsinë me vetëm një pikë më shumë falë dy gjuajtjeve të lira të realizuara nga Emmanuel Mudiay, autor i 28 pikëve në total. Në aksionin e fundit të Lakers heroi i Nicks u bë Mario Hezonja që nuk lejoi LeBron James të shënonte koshin që do t’u jepte fitoren kalifornianëve. Një nga sfidat me më shumë pritshmëri u zhvillua mes Milwaukee Bucks dhe Philadelphia Sixers, që u mbyll me fitoren e miqve 125-130. Dominues absolutë të skenës, Joel Emdiid me 40 pikë dhe 15 “rebound” e Giannis Antetokounmpo me plot 52 pikë e 16 “rebound”. Paraqitje dhe shifra monstruoze për dy “yjet” e NBA, por në fund të drejtën për të festuar e pati Embiid, edhe pse rivali i tij brenda sfidës kishte statistika më të mira. Sukses shumë i rëndësishëm i Detroit Pistons për zonën play off, 110-107 ndaj Toronto Raptors. Vendimtare loja e Blake Griffin dhe Reggie Jackson, respektivisht me 25 dhe 20 pikë. Nuk mjaftoi për skuadrën kanadeze “double-double” i Kawhi Leonard, që e mbylli takimin me 33 pikë dhe 10 “rebound”. Ndërkohë sigluan fitoren e dytë radhazi Houston Rockets 117-102 ndaj Minnesota Timberwolves falë treshes Chris Paul-Clint Capela-James Harden me 65 pikë në total.

Rezultatet:

New York Knicks – Los Angeles Lakers 124-123

Miami Heat – Charlotte Hornets 93-75

Milwaukee Bucks – Philadelphia Sixers 125-130

Detroit Pistons – Toronto Raptors 110-107

Orlando Magic – Atlanta Hawks 101-91

Sacramento Kings – Chicago Bulls 129-102

Houston Rockets – Minnesota

Timberwolves 117-102

Los Angeles Clippers – Brooklyn Nets 119-116