Konsumimi i tri vezëve në javë e rritë rrezikun e sëmundjeve

Konsumimi i tri vezëve në javë e rritë rrezikun e sëmundjeve

Ky është një debat që ka zgjatur me vite të shumta: a janë vezët të shëndetshme apo jo?

 

Sipas hulumtimeve të reja, ata që i hanë 3-4 apo më shumë vezë në javë, kanë një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës dhe të vdekjes së parakohshme.

Sipas Victor Zhong, që e ka udhëhequr këtë studim, vezët, në veçanti të verdhët e vezës, janë burim i madh i kolesterolit, ku vetëm një vezë e madhe përmban rreth 186 miligramë kolesterol.

Pas ekzaminimit të të dhënave të mbi 29,000 njerëzve, shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i 300 miligramëve kolesterol në ditë ndërlidhet me 3.2% rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës dhe 4.4% rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme.

Në anën tjetër, Victoria Taylor, nutricioniste nga “British Heart Foundation”, ka deklaruar se ky studim tregon vetëm për një lidhje mes sëmundjeve të zemrës dhe konsumimit të vezëve, por nuk tregon shkaktarin dhe efektin, andaj, siç sugjeron ajo, duhet të kryhen më shumë hulumtime për t’i kuptuar saktë arsyet prapa kësaj lidhje.