Xhaferi në Konferencën e 16-të të Nismës Adriatike-Joniane

Xhaferi në Konferencën e 16-të të Nismës Adriatike-Joniane

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi do të marrë pjesë në Konferencën e 16-të të kryetarëve të Kuvendeve të Nismës Adriatike – Joniane e cila më 18 dhe 19 mars të vitit 2019 do të mbahet në Budvë, Mali i Zi.

Në kuadër të Konferencës, Xhaferi do të mbajë fjalim në temën “Trupat kuvendore si resurs i rëndësishëm për përforcimin e bashkëpunimit në fushat me prioritet për shtetet anëtare të Nismës Adriatike-Joniane”, ndërsa është parashikuar edhe realizimi i takimeve bilateral me kolegët nga rajoni.