Kjo sëmundje mund të vrasë deri në 10 milionë njerëz në vit

Kjo sëmundje mund të vrasë deri në 10 milionë njerëz në vit

Rezistenca ndaj antibiotikëve është bërë një problem i madh në botë, andaj është e domosdoshme të investohet më shumë në hulumtimin e infeksioneve rezistuese ndaj këtyre barnave.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, aktualisht ekziston një zhvillim klinik i rreth 50 produkteve të reja antibakteriale për trajtimin e agjentëve patogjenë antibiotikë, duke përfshirë tuberkulozin dhe vdekjen për shkak të Clostridium difficile. Por në mesin e tyre ka vetëm tetë ilaçe të reja që mendohet të përmirësojnë gamën aktuale të antibiotikëve, transmeton KosovaPress.

Ekspertët parashikojnë se bakteret rezistuese ndaj antibiotikëve mund të vrasin rreth 10 milionë njerëz në vit deri në vitin 2050 dhe se mungesa e barnave që nuk mund të shkatërrojnë baktere të caktuara tashmë shkaktojnë 700,000 vdekje çdo vit në botë.