Turqi, Muzeu i Trojës i gatshëm për hapjen zyrtare

Turqi, Muzeu i Trojës i gatshëm për hapjen zyrtare

Në Qytetin Antik të Trojës, i cili vizitohet nga mbi 500 mijë vizitorë çdo vit, ka përfunduar transferimi i artefakteve nga Muzeu Arkeologjik.

Sot në provincën e Çanakalasë në Turqi do të bëhet hapja zyrtare e Muzeut të Trojës.

Muzeu i Trojës do të hapet në Qytetin Antik të Trojës të lashtë pesë mijë vite, ndërsa projekti ka kushtuar rreth 75 milionë lira (mbi 12 milionë euro).

Projekti, i zgjedhur pas një konkursi të Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit, filloi në vitin 2014 dhe ka përfunduar në tetor të vitit të kaluar.

 

Ekspertët kanë klasifikuar dhe vendosur në vendet e reja artefaktet e transferuara nga muzeu që gjendet në qendër të provincës.

Muzeu i ri ka një sipërfaqe të mbyllur prej 12,750 metrash katrorë, përfshirë edhe sallat e ekspozitave me sipërfaqe prej 3.000 metrash katrorë.

 

Ahmet Çelik, kreu i Bordit Ekzekutiv Rajonal Çanakala-Korfez pranë Unionit të Agjencive Turistike të Turqisë (TÜRSAB), tha për AA se Qyteti Antik i Trojës, i njohur nga e gjithë bota, tashmë do të ketë muzeun i cili, sipas tij, është pritur për shumë vite.

Ai shtoi se presin që presidenti Rexhep Tajip Erdogan të bëjë hapjen e muzeut, pasi hapja zyrtare përkon me 104-vjetorin e Ditës së Fitores Detare të Çanakalasë.

Çelik tha se edhe pse muzeu ende nuk është hapur zyrtarisht, një vrull i madh turistësh tashmë e kanë vizituar atë.

"Veçanërisht turistët e huaj, pasi shëtisin Qytetin Antik të Trojës, thonë se në muze portretizojnë dhe gjallërojnë në mendjet e tyre Iliadën dhe Trojën e Homerit...", tha Çelik.