Dy shkolla në Suharekë bëhen me kabina sigurimi

Dy shkolla në Suharekë bëhen me kabina sigurimi

Dy shkolla të mesme në Suharekë janë përfituese e një donacioni prej dy kabinave. Kabinat do të vendosën në hyrje të shkollave ku do të punojë sigurimi i shkollës.

Nëpërmjet rrjetit social Facebook këtë e ka bërë të ditur kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Sipas tij siguria tani do të jetë më e madhe.“Në dy shkollat e mesme tashmë siguria për nxënësit është më e madhe. Kjo edhe fal një donacioni nga “EUROING” SH.P.K, e cila ka dhuruar donacion dy kabina, të cilat u vendosën sot në hyrje të shkollave ku do të punojnë sigurimi. Shkollat duhet të jenë të sigurta larg problemeve, për tu zhvilluar procesi normal mësimor”, ka shkruar Muharremaj.