OSBE: Jo vonesa nga partitë politike në paraqitjen e anëtarëve të KZAZ

OSBE: Jo vonesa nga partitë politike në paraqitjen e anëtarëve të KZAZ

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, bashkohet me thirrjen e KQZ-së tek partitë politike për të paraqitur nominimet për anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor.

“Vonesat në propozimin e komisionerëve pengojnë trajnimin e tyre të duhur dhe, nga ana tjetër, rrezikojnë zhvillimin e procesit zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare”, shprehet OSBEE.

Po ashtu, OSBEE shton se “Zgjedhja është rruga e vetme për pushtet dhe partitë politike janë përgjegjëse për besueshmërinë e zgjedhjeve në sytë e votuesve shqiptarë”. /Atsh