Lehtësimi i barrierave tregtare, rritje eksporteve drejt Kosovës

Lehtësimi i barrierave tregtare, rritje eksporteve drejt Kosovës

Gjatë muajit shkurt 2019, Shqipëria thelloi ndjeshëm eksportet në tregun kosovarë.

Lehtësimi i klimës së biznesit mes dy vendeve dhe konkretizimi i marrëveshjeve që kanë nënshkruar të dy qeveritë për të hequr barrierat tregtare, ka dhënë impakt pozitiv në rritjen e eksporteve “made in Albania”. Ndërsa biznesi shprehet optimist për zgjerimin e eksporteve mes dy vendeve edhe në të ardhmen.

Sipas INSTAT, në muajin Shkurt 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shkurt 2018 janë, Kosova me 61,2 %, në vendin e dytë renditet Gjermania me një rritje prej 7,2 % dhe në vendin e  tretë Greqia me një rritje 2,3 %.

Në këto eksporte kryesojnë produktet miell, materiale të ndërtimi, minerar etj.

Ndërkohë që edhe për periudhën e dymujorit të parë të këtij viti, INSTAT bën të ditur se, Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, me Kosovën në shifrën 18,7 %.