Vazhdon të rritet çmimi i karburantit në Shqipëri

Vazhdon të rritet çmimi i karburantit në Shqipëri

Çmimi i karburanteve në Shqipëri ka shënuar një rritje të menjëhershme me 5 lekë për litër, duke treguar qartë mungesën e kontrollit mbi rezervat e detyruara të karburanteve prej kompanive.

Shtrenjtimi ka ndodhur për shkak të ndryshimeve në bursa. Por ekspertët shprehin shqetësimin se në rastin kur ka ulje në tregjet ndërkombëtare në Shqipëri reflektohet me vonesë.

Ndërsa qytetarët ankohen se kostot janë shumë të larta për ti përballuar.

Që prej disa ditësh në të gjitha pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve në kryeqytet konstatohet se një litër naftë kushton 176 lekë nga 171 që ishte më parë. Operatorët e tregut e justifikojnë rritjen e çmimit të naftës me ndikimin e tregjeve ndërkombëtare ku një fuçi naftë kushton 67 dollarë nga 50 që ishte më parë.

Ndërkohë që shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe ndër më të lartat në Evropë. Kjo pasi institucionet kujdesen për të shtuar numrin e taksave por jo kontrollin për spekulimet me çmimet./ora/