Drejtori i KEDS-it, Alper Erbaş takoi kryetarin e Prizrenit

Drejtori i KEDS-it, Alper Erbaş takoi kryetarin e Prizrenit

Drejtori gjeneral i KEDS, Alper Erbaş, është takuar me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ku kanë diskutuar për implementimin e projekteve të radhës në këtë komunë.

KEDS mbetet i përkushtuar që të bashkëpunojë me secilën komunë me qëllim kryerjen e projekteve që përmirësojnë rrjetin elektrik dhe furnizimin me energji elektrike.

"Me kryeshefin ekzekutiv të KEDS-it, Alper Erbaş, biseduam për projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me komunën tonë.

Njëri prej projekteve kryesore është ai për krijimin e rrjetit nëntokësor të kabllove të rrymës elektrike brenda qendrës historike të qytetit. Për këtë, para se të fillojnë punimet do të bëhet një analizë e detajuar, si dhe u dakorduam që punimet të fillojnë jashta sezonit veror, duke pasur parasysh që fluksi i turistëve është më i madh gjatë verës. Gjithashtu shprehëm edhe kërkesat tona të tjera, përfshirë këtu edhe shtrirjen e rrjetit të sistemit elektrik në malin Cylen, të cilin synojmë ta shndërrojmë në destinacion të ri turistik, si dhe në Parkun e Biznesit dhe në disa zona të tjera të qytetit", tha Haskuka.