Hahn: Javë vendimtare për Shqipërinë, forcat politike të punojnë

Hahn: Javë vendimtare për Shqipërinë, forcat politike të punojnë

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Hahn thotë se forcat politike duhet të punojnë së bashku për stabilitetin dhe për reformat.

"Është mirë të flasësh me njeriun tonë, ambasadorin e BE në Shqipëri Luigi Soreca përpara raporteve për zgjerimin e BE në pranverë. Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike në vend të punojnë së bashku për stabilitetin dhe reformat në këto javë vendimtare, në interes të qytetarëve të tyre", shkruan Hahn./Ora News/