VIDEO-Një pjesë e “Trepçës’ mund të privatizohet

VIDEO-Një pjesë e “Trepçës’ mund të privatizohet

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se gjatë vizitës që i ka pasur nëpër vende të ndryshme të botës“Trepça’, njihet si ndërmarrje e madhe.

“Së fundi ishim në Kanada, dhe kompanitë atje e njohin mirë “Trepçën”, kjo ndërmarrje ka emër të madh, kudo në botë dhe si e tillë ofron potencial të madh për thithjen e investitorëve të huaj që janë më rëndësi për Kosovën”, tha Lluka në emisionin “Subvencion”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai bëri me dije se pas regjistrimit që i është bërë kësaj ndërmarrje si shoqëri aksionare, do të bëhet regjistrimi edhe i rezervave, e jo të flasim për shifrat të viteve ’70. “Qëllimi ynë që një pjesë të aksioneve që i mban qeveria, jo të punëtorëve të shkojmë qoftë me privatizim apo të japim në menaxhim në ndarje me ndonjë kompani private, kjo është një formë për të zhvilluar ndërmarrjen”, tha ai.

Lluka tha se së shpejti “Trepça”, do të ketë edhe menaxhmentin e kompletuar.

Autor: RTKlive