Moti sot në Shqipëri, i kthjellët dhe me vranësira të pakëta kalimtare

Moti sot në Shqipëri, i kthjellët dhe me vranësira të pakëta kalimtare

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakëta kalimtare.

Mjegull/mjegullinë do të ketë në lugina në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim, me shpejtësi 1-10 m/sek, përcjell ATSH.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 9 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet nga 21 deri më 23 gradë celsius.