VIDEO - Muharremaj kërkon mbylljen e kazinove në Suharekë

VIDEO - Muharremaj kërkon mbylljen e kazinove në Suharekë

Edicioni i emisionit AKTUAL i RTK-së, u zhvillua në Suharekë ku u bisedua kërkesa e kryetarit të komunës, Bali Muharremaj, për mbylljen e të gjitha kazinove në këtë qytet.

Po ashtu me të parin e komunës u bisedua edhe për gjendjen e sigurisë në Suharekë duke qenë se kjo komunë ka patur probleme me zjarrëvënie dhe është goditur edhe nga përmbytja.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, dje ka dhënë urdhër për Drejtorinë e Inspekcionit për mbylljen e kazinove në komunën e Suharekës.

Për më shumë lidhur me atë që u bisedua me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremajn, ndiqni videon në vazhdim: