281 raste emergjente në QKUK

281 raste emergjente në QKUK

Në Klinikën Emergjente të QKUK-së, ka pasur gjithsej 281 raste, në 24 orët e fundit. Prej tyre 49 raste u trajtuan në dhomën e kujdesit të avancuar mjekësor, 42 raste tek dhoma kirurgjike,104 raste tek dhoma internistike dhe 79 tek dhoma ortopedike në emergjencë.

Ndërkohë që Klinika Emergjente poashtu ka trajtuar 17 raste të aksidenteve në komunikacion. Nga klinika emergjente për trajtim të mëtejmë në klinikat e tjera janë bartur 32 pacientë.