Tuna publikon 7 videoklipe nga albumi i ri

Tuna publikon 7 videoklipe nga albumi i ri

Këngëtarja Altuna Sejdiu –Tuna, pas publikimit të albumit më të ri ‘Fortuna’, ka realizuar edhe videoklipet e shtatë këngëve që përmban ky album.

Dy nga këngët vijnë me bashkëpunime. Kënga  ‘Harrova’ e Armend Regjepagiqit është risjellë e përpunuar nga Tuna dhe Armendi.

Ndërsa një tjetër këngë që është sjellë në bashkëpunim është ajo me Yll Limanin ‘ A don hala’.

‘Krejt mu kanë perzi’, ‘Plagë’,  ‘Tani m’ke zemër’,  ‘Nëse vdes e re’ dhe ‘Dreqi e marrtë’, janë titujt e këngëve të cilat Tuna i ka sjellë edhe me videoklipe në kanalin Youtube.

Theksojmë se disa nga këngë janë realizuar me tekst të Aida Barakut, ndërsa  kënga ‘Tani m’ke zemër’ është punuar me muzikë të Armend Regjepagiqit dhe tekst të Aida Barakut.

Ky album i cili është promovuar javë më parë në një koncert në Shkup, pas publikimit të videoklipeve është mirëpritur shumë nga fansat, të cilët po shpërndajnë këto këngë nëpër rrjetet sociale.