VIDEO - Punëtorët e Pallatit të Rinisë, katër muaj pa paga

VIDEO - Punëtorët e Pallatit të Rinisë, katër muaj pa paga

Punëtorët e Pallatit të Rinisë nuk morën pagë tash e katër muaj, andaj, ata pakënaqësinë e tyre kanë nisur ta shprehin përmes protestës, pasi thonë se kjo që po u bëhet është padrejtësi. Zgjidhjen për këtë problem, këta punëtorë po kërkojnë nga Komuna e Prishtinës, pasi ajo pas këthimt të Pallatit të Rinisë në ndërmarrjes komunale nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit, kanë marrë përsipër të gjitha obligimet për menaxhimin e pallatit.

Enver Musiqi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve në emisionin ‘Studio e Hapur’ të RTK3, tha se punëtorët e Pallatit të Rinisë që nga viti 2018 po ballafaqohemi me probleme të vjetra, që po vështirësojnë punën, që nga marrja në pronësi nga kuvendi Komunali i Prishtinës, e cila edhe pse i ka marr të gjitha obligimet edhe borxhet por janë bllokuar të ardhurat punëtorëve .

“Edhe pse kemi patur premtime të shumta nga aksionarët e Pallatit të Rinisë, asgjë nuk është realizuar, problemet nuk janë zgjedhe edhe dje kemi mbajt një orë protestë. Kërkesat tona me sa po duket kanë hasur në veshë të shurdhër edhe pse Avni Zuka, aksionar i Pallatit të Rinisë na ka premtuar se do të gjendet një zgjidhje, me gjasë as nga këto premtime të fundit nuk ka asgjë”, tha Musiqi.

Ai tregoi se kanë kërkuar takim me kryetarin e Komunës, Shpend Ahmetin, por ai nuk i ka pranuar. Musiqi sqaroi se janë takuar me nënkryetarin e Komunës, Selim Pacolli, i cili ka premtuar se do të angazhohet në zgjedhjen e kërkesave të punëtorëve të Pallatit të Rinisë.

Edhe Adem Bucolli, nga këshilli grevistë i punëtorëve të Pallatit të Rinisë, pohon se atyre u është bërë edhe një e padrejtë, nuk u janë dhënë pagat ashtu si ka qenë vendimi i gjykatës.

“Pagat tona janë ulë pa asnjë vendim”, ankohet Bucolli. Ai thotë se i janë falënderues asamblistëve të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, që kanë treguar mirëkuptim për problemet e tyre, por prapë, thotë ai, Kuvendi nuk i ka kryer detyrat e veta ndaj punëtorëve të Pallatit të Rinisë.

“Neglizhenca dhe injorimi që na bëhet është i habitshëm. Unë pyes Bordin se a ka mundësi të sigurohen pagat në ndonjë mënyrë për punëtor, por ata po na injorojnë, arsyetohen se fajet i ka Ministria e Financave, por dihet se menaxhimin e pallatit e bënë Kuvendi i Prishtinës, e cila pas marrjes së Pallatit nga Agjencia Kosovare e Pronës, ka pranuar se i merr të gjitha obligimet”, tha ai.

Kurse Agim Gashin, asamblist i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës tha për RTK3, se këto janë probleme që Komuna nuk i ka zgjedhur dhe është vonuar me ndarjen e mjeteve dhe konto e Pallatit është bllokuar, punëtorët kanë mbet pa paga.

“Komuna edhe tani po vonohet, ne kërkojmë bartjen e buxhetit nga viti 2018, që do të ndikonte pozitivisht në zgjidhjen e këtij problemi dhe kryerjen e obligimeve ndaj punëtorëve të Pallatit të Rinisë”, tha pos tjerash Gashi.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim: