KLP hap garën për Prokuror të Përgjithshëm

KLP hap garën për Prokuror të Përgjithshëm

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në Shqipëri ka nisur seancën e radhës, ku pritet të merren disa vendime mjaft të rëndësishme, siç është miratimi i strukturave të Prokurorisë Speciale SPAK, por dhe rregulloren për përcaktimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm me mandat 7-vjeçar.

Gjatë seancës janë të pranishëm dhe Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Komisioni i Monitorimit të Zbatimit të Reformës në Drejtësi, UNDP (United Nations in Albania), EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), OSFA.

Pika e parë e rendit të ditës është miratimi i Rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Pika e dytë e rendit të ditës është miratimi i Rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”.  

Po ashtu, në rend të ditës është dhe shpallja e hapjes së procedurës për kandidim, për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ndërsa pika e katërt e rendit të ditës është miratimi magjistratëve dhe prokurorëve udhëheqës për praktikën profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës./atsh/