Julia Roberts nuk do ta kishte xhiruar sot filmin “Pretty Woman”

Julia Roberts nuk do ta kishte xhiruar sot filmin “Pretty Woman”

Julia Roberts thotë se filmin që i dha famën nuk do ta xhironte në ditët e sotme.

Gjatë një interviste me “The Guardian”, aktorja tha se komedia romantike e vitit 1990 “Pretty Woman” nuk do të përkthehej në epokën #MeToo.

Përkrah saj në filmin e xhiruar para 30 vjetëve, u shfaq edhe aktori i madh hollivudian, Richard Gere.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar në industri”, tha ajo duke shtuar se “Unë me të vërtetë nuk mendoj se ju mund të bëni atë film tani, apo jo?”.

Roberts portretizoi një punonjëse seksi nën emrin Vivian Ward gjersa përballë kishte një manjat të biznesit të mëshiruar nga Richard Gere, Edward Lewis.

Roberts ka treguar se kishte shumë fat që të marr këtë rol pasi të njëjtin e kishin refuzuar shumë yje botërore.

“Kjo nuk është një masë talentesh, sidomos në fillim. Është një masë e fatit të mirë – dhe të jesh në gjendje të kesh mendjen tënde që të mjafton për të bërë diçka”, tha ajo.

Ndryshe, aktoret që kishin hedhur poshtë mundësinë që të marrin një rol në filmin janë Molly Ringwald, Meg Ryan, Diane Lane dhe Michelle Pfeiffer.