Një balene të ngordhur i gjenden 40 kg plastikë në stomak

Një balene të ngordhur i gjenden 40 kg plastikë në stomak

"Zbuluam shkakun e ngordhjes së balenës së re të cilën e gjetëm më 16 mars. Në stomakun e saj kishte më shumë se 40 kilogramë mbetje plastike".

Në Filipine është gjetur një balenë e ngordhur në stomakun e së cilës janë kishte 40 kilogramë mbetje plastike.

Siç thekson BBC-ja, të punësuarit e muzeut D'Bone Collector Museum, në të cilën ekspozohen eshtra të kafshëve, pranë Davao City në Filipine, gjetën një balenë të ngordhur ndërsa u tmerruan nga ajo që zbuluan në stomakun e saj.

“Zbuluam shkakun e ngordhjes së balenës së re të cilën e gjetëm më 16 mars. Në stomakun e saj kishte më shumë se 40 kilogramë mbetje plastike. Kjo është sasia më e madhe e plastikës që kemi parë ndonjëherë në një balenë. Është e neveritshme. Qeveria duhet të marrë masa kundër atyre që e trajtojnë oqeanin si një kosh plehrash”, shkruan në faqen e tyre të Facebook-ut.

Balenat shpesh gabimisht gëlltisin plastika dhe mbeturina tjera në oqean ndërsa nga muzeu thanë se për dhjetë vjet kanë gjetur madje 57 balena dhe delfinë të ngordhur si pasojë e plastikës së gëlltitur.