Krimineli ndahet nga trashëgimtarja e Topshop?

Krimineli ndahet nga trashëgimtarja e Topshop?

Chloe Green zgjodhi që të qëndrojë e heshtur në lidhje me spekulimet se është ndarë nga krimineli Jeremy Meeks, i cili pas lirimit nga burgu është bërë model. E vërteta u zbulua të dielën nga disa fotografi ku të dy dukeshin duke shijuar një udhëtim me kanoe në Tajlandë.

Vajza e sipërmarrësit të Topshop, Sir Phillip ka një djalë 10 muajsh që quhet Jayden me ish-të dënuarin. Ata dukeshin të lumtur teksa shijonin praninë e njëri-tjetrit.

Në fillim të këtij muaji, burime pranë çiftit deklaruan se lidhja e tyre ishte në krizë dhe mund të përfundonte në ndarje. Por duket se në mendjen e tyre nuk ekziston një gjë e tillë.