Marotta përalajmëron rikthimin e Icardit

Marotta përalajmëron rikthimin e Icardit

Edhe pas fitores së madhe në derbi me Milanin, në shtëpinë e Interit vijon të jetë e pazgjidhur çështja “Icardi”.

Për momentin, sulmuesi argjentinas vijon të stërvitet veçmas grupit, ndërsa Beppe Marotta paralajmëron zgjidhjen e shpejtë të situatës.

“Me Mauron jemi sjellë ashtu siç do të kishte bërë një kryefamiljar. Tani shpresoj që situata me të të zgjidhet sa më parë. Icardi është një djalë i zoti dhe mund të na ndihmojë shumë. Kur te mbarojë terapinë me gjurin, do të kthehet në fushë. Ky është urimi im.”

Më pas Marotta tregoi emocionet e derbit të tij të parë si drejtues zikaltër, i fituar me rezultatin 2-3.

“Përjetova emocionet e e derbit tim të parë të Madonninas. Gëzimi pas vërshëllimës së trefishtë të kryesorit ishte i madh, sepse vinim pas një momenti negativ. Marrja e fitores me një lojë të bukur na jep besim për të ardhmen.”/SS/