Rita Ora ëndërron bashkëpunimin me këta emra të njohur

Rita Ora ëndërron bashkëpunimin me këta emra të njohur

Rita Ora në Singapor ka thënë se dëshiron të bashkëpunojë me Madonnën dhe Red Hot Chili Peppers.

Këngëtarja 28-vjeçare ka treguar se me kë po ëndërron të bashkëpunojë, shkruan Channel News Asia.

Ajo tha se bashkëpunimi që ëndërron është me Gwen Stefani, Madonnën ose Red Hot Chili Peppers.

Në një intervistë për “CNA Lifestyle”, Ora zbuloi se këta artistë kanë shërbyer si burime të besueshme të frymëzimit në procesin e saj krijues.

Në kuadër të turneut të saj në botëror, këngëtarja ka performaur javën e kaluar në Manila, Shanghai, Tokio, Osaka dhe Taipei.

“Mendoj se këtu e vlerësojnë performancën. Jo që në territoret e tjera nuk e bëjnë, por në Azi ndiej që fansat e vlerësojnë çfarë duhet bërë për një këngë”, tha këngëtarja e lindur në Kosovë.

Pas përfundimit të turneut në Azi, këngëtarja do të nis turneun e ri në Evropë gjatë muajit prill.