Mourinho: Mbappe më i vlefshëm se Messi e Ronaldo

Mourinho: Mbappe më i vlefshëm se Messi e Ronaldo

Trajneri portugez, Jose Mourinho mendon se ylli 20-vjeçar i Paris Saint-Germainit e meriton të konsiderohet lojtari më i shtrenjtë në planet.

Portugezi beson se mosha e Kylian Mbappes dhe aftësitë e tij "të pabesueshme" bëjnë atë më të vlefshëm se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ylli i Paris Saint-Germain ka arritur ta fitojë Kupën e Botës, dy herë titullin e kampionit në Francë, ka shënuar 55 gola dhe ka zënë vendin e katërt në votimet për “Topin e Artë” ende pa i mbushur 21 vjet.

Pikërisht mosha e tij e re ka bërë që ish-trajneri i Manchester Unitedit, ta vlerësojë francezin më lartë se yllin e Barcelonës, 31-vjeçarin Messi dhe yllin e Juventusit, 34-vjeçarin Ronaldo.

"Për një lojtar si Mbappe, kur flisni për të ardhmen, nuk keni nevojë të thoni se çfarë do të jetë ai pas pesë vjetësh apo pas 10 vjetësh", tha Mourinho.

"Vetëm përqendrohu në të tashmen. Ai është absolutisht i jashtëzakonshëm. Duke pasur parasysh moshën e tij dhe njëherësh  moshën e Cristianos dhe Messit, që të dy mbi 30-vjeç, derisa Neymar është 27 vjeç ... atëherë kur shkoni në treg natyrisht se mosha është gjithashtu një faktor. Për këtë arsye mendoj se ai është lojtar më i vlefshëm në botë. Në një transferim hipotetik, ai është lojtari më i shtrenjtë në futboll tani për tani. Për sa i përket cilësive të tij ai është  jashtëzakonshëm”, ka thënë Mourinho.