Ndahet nga jeta Shyqyri Alushi

Ndahet nga jeta Shyqyri Alushi

Ndahet nga jeta ikona e këngës popullore shkodrane Shyqyri Alushi. Ai u shua në moshën 84-vjeçare për shkak të një sëmundje.

Shyqyri Alushi ishte një prej këngëtarëve më të mirë shkodran, me një karrierë shumë të pasur në muzikën popullore. Me interpretimin e tij ai u bë një nga këngëtarët më të dashur të publikut për shumë dekada me radhë në rang kombëtar.

Ministria e Kulturës Elva Margariti shprehet për këtë humbje në artin shqiptar se, “pranvera filloi me ardhë” e humbi bilbilin e fundit të ahengut shkodran, por jo zërin shkodran që do të jetojë përjetësisht edhe pas ikjes. Mirënjohje për kontributin e një jete, pasionin e dashninë për Këngën Popullore. Lamtumirë Mjeshtër Shqyri Alushi!”.

Shyqyri Alushi mbetet një prej artistëve me një numër shume të madh këngësh të interpretuara nga ana e tij. Kohët e fundit u la në harrese nga të gjitha pushtetet duke mos i dhënë asnjë lloj mbështetjeje apo kujdes për kontributin e tij në muzikën dhe artin e kulturën shqiptare./atsh/