MIT ende nuk realizon premtimin për zhbllokim rruge në Han të Elezit

MIT ende nuk realizon premtimin për zhbllokim rruge në Han të Elezit

Kanë kaluar më shumë se një vjet banorëve të fshatit Paldenicë, nuk po i realizohet premtimi për zhbllokim rruge në Paldenicë Hanit të Elezit, qoftë për nënkalim ose mbikalim të autostradës. Kërkesa ka ardhur pas mbylljes të rrugës "Dheu i Bardhë", të cilën e bllokoi Bechtel- Enka për shkak të punimeve në autostradën "Arbër Xhaferi" me leje nga Komuna e Hanit të Elezit për bllokim të përkohshëm.

Benjamin Thaçi nga Paldenica e Hani i Elezit, tha për RTK se rruga e cila e lidhë fshatin Paldenicë me qytetin, e cila është e më e favorshme për pjesën më të madhe te fshatit me afro 300 shtëpi dhe është më e shkurtë se tjetra, po ashtu e dëmtuar për 5 herë dhe ka poseduar infrastrukturë me të gjitha kushtet, gjithashtu me bllokimin e kësaj rruge janë bllokuar hermetikisht afër 10 hektar tokë.

“Pas dhjetëra protestave të organizuar nga banorët e fshatit me datë 19.11.2018 Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) Rexhep Kadriu doli në vend të ngjarjes dhe u zotua se do të bëhet zgjidhja me një nënkalim. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende edhe pse zyrtar të Bechtel- Enkës janë zotuar se në rast të ndërtimit të mbikalimit këmbët e mbikalimit mund të ndërtohen për 72 orë, gjithashtu kushtet janë edhe për nënkalim-për të cilin na është premtuar. Vizatimi i zebrave në vendin ku duhet të jetë rruga dhe me inskenimin e një aksidenti, banorët e shqetësuar paralajmërojnë Ministrinë e Infrastrukturës dhe të gjitha organet kompetente për fatkeqësitë që do t’i sjell mbyllja e rrugës, pasi nxënësit, punëtorët, pronarët e tokave të bllokuara vazhdojnë të kalojnë ku ishte rruga mbi autostradë edhe pse autostrada është e rrethuar, por rrethojat janë hapur dhe banorët kalojnë çdo ditë të rrezikuar”, tha ai.

Banorët e fshatit kërkojnë nga Ministria për zgjidhje sa më të shpejtë të këtij problemi të shkaktuar nga ata, pasi që do vazhdojnë me protesta të tjera në forma të ndryshme deri në hapjen e rrugës, e cila ka ekzistuar me shekuj.

Thaçi paralajmëroi se do të ketë një aksion simbolik, në pritje të realizimit të premtimit nga institucionet e Kosovës. Sipas tij nëse nuk realizohet premtimi për zhbllokim rruge në Paldenicë Hanit të Elezit, banorët mund të rrezikohen nga aksidentet e ndryshme.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Nacionale